Hamza për 100 eurot e ndara nga Qeveria: Blerje e votës me para publike

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, nuk e ka cilësuar hiç më shumë se “blerje e votës” përkrahjen e pakos emergjente të Qeverisë në detyrë një javë para zgjedhjeve.
Hamza ka thënë se nuk është kundër ndihmës për qytetarët, por sipas tij, ajo duhet të jetë e përhershme dhe e rregulluar me ligj.
100 eurot e shpërndara për studentët, sektorin privat, fëmijët e pensionistët ai i ka cilësuar si blerje vote me paranë publike.
“Përkrahja duhet me qenë transparente, me ligj dhe e përhershme. Nuk mjafton ti me ja dhon një ndihmë në maj, një javë para zgjedhjeve, që është blerje e votës me paranë publike”, u shpreh Hamza në Kanal 10.

Lexo edhe”Nuk dinë të qeverisin” Çitaku sfidon VV-në: Tregoni një projekt që e keni nisur dhe përfunduar
Ai tutje u shpreh se mirë që këto kategori janë ndihmuar, por që sipas tij ata kanë nevojë për këto para edhe muajt e tjerë dhe jo vetëm si pako e njëhershme.
Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër është kritikuar edhe në zgjedhjet e kaluara për pikërisht të njëjtën qasje, duke marrë një sërë kritikash nga opozita dhe jo vetëm.