HomeLajmeHamza njofton për takimin me kreun e Nismës: Po Fatmir Limaj do...

Hamza njofton për takimin me kreun e Nismës: Po Fatmir Limaj do ta mbështes PDK’në në zgjedhjet e 7 qershorit dhe jo vetëm

Të ngjajshme

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë, rasti hapet në polici

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi,...

Lista e Kolumbisë për Botëror, ftohet edhe legjendari

Kombëtarja e Kolumbisë ka publikuar listën për Botërorin 2026. Listë...

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka njoftuar për takim me kreun e NISMA, Fatmir Limaj.

Në konfirmimin për mbështetjen e Limajt, Hamza deklaron se “kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë”.

Ai thotë se Limaj “do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm”.

Njoftimi i tij i plotë:

Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm.

Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin. Të njëjtat vlera po na afrojnë dhe po na ribashkojnë sërish sot, në një moment kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve. Këto janë vlera që i ndajnë edhe elektorati ynë dhe ai i NISMA-s.

Kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë.

E falënderoj mikun tim të vjetër, Fatmirin, për korrektësinë, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.

Mbështetësve tanë anekënd Kosovës dhe në diasporë ua them vetëm një gjë: më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz