HomeLajmeMashtronin shqiptarët dhe u merrnin paratë, arrestohet një francez – një gjerman...

Mashtronin shqiptarët dhe u merrnin paratë, arrestohet një francez – një gjerman në kërkim

Të ngjajshme

Përmes operacionit policor të koduar “Posta e Rreme 2”, është goditur një tjetër skemë mashtrimi kompjuterik përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Shqipëri, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik, finalizoi operacionin e koduar “Posta e Rreme 2”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe, nëpërmjet dërgimit të SMS-ve me linqe mashtruese, synonin të merrnin të dhëna personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të vlerave monetare nga llogaritë e tyre bankare, transmeton albinfo.ch.

Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi francez Z. K., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi gjerman T. M., 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale teksa gjatë operacionit u sekuestruan celularë, karta SIM, karta bankare, dokumente të ndryshme dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz