back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeHamza: I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për...

Hamza: I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë

Të ngjajshme

Ndeshje fantastike, Chelsea nuk dorëzohet, barazon rezultatin ndaj PSG

Chelsea e ka barazuar rezultatin ndaj PSG. Fernandez ka realizuar...

Ky është Chelsea, Enzo barazon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat ka barazuar rezultatin ndaj PSG-së, në...

Çmenduri, çmenduri – Valverde kompleton ‘Hat-trick’-un në pjesën e parë

Real Madrid e ka realizuar edhe golin e tretë. Valverde...

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sot në votim, duke theksuar rëndësinë e këtij akti si qytetar dhe si prind.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza shkruan: “Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë.”, transmeton lajmi.net.

Ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë për një qeveri që “bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Postimit i është bashkangjitur një selfie me familjen e tij, duke theksuar dimensionin personal dhe familjar të pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Postimi i plotë: 

Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. 🇽🇰
Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz