Haliti thotë se Haradinaj do të lirohet brenda ditësh
Sonte në emisionin politik “Debat” në RTK nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është prej tyre që nxjerr lot korkodili post festum. Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është bërë me urdhër të Francës, por me flet arrest të Serbisë.
“Gjatë kontrolleve në kufi policit i del që një udhëtar ka fletarrest ndërkombëtar nga interpoli dhe ai është i obliguar ta zbatojë atë”, ka thënë Haliti
Haliti po ashtu ka thënë Franca pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve do ta lirojë Ramush Haradinajn.

Lexo edheKomuna e Kumanovës do të marrë masa për ndotjen e ajrit
Ai ka thënë se kjo është edhe një lojë e Serbisë dhe ajo po vazhdon tutje me këto lojëra.
“UNMIK e përfaqëson Kosovën në Interpol dhe disa herë është kërkuar që të hiqen fletarrestet e për ushtarët e UÇK-së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Haliti, duke shtuar se brenda ditësh Haradinaj do të lirohet.














