back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeHaliti: PDK-ja e para në sondazhe, LDK-ja e dyta

Haliti: PDK-ja e para në sondazhe, LDK-ja e dyta

Të ngjajshme

Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane

Princesha e Kurorës Norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Superkupa e Italisë: Bologna–Inter, gjithçka gati për gjysmëfinalen në Riad

Aksioni i Superkupës së Italisë vazhdon të premten në...

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti, në një intervistë dhenë për gazetën “Zëri”, ka folur rreth sondazheve të realizuara në rast të mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të jashtëzakonshme, ku sipas tij PDK-ja po del si partia e parë më e votuar në vendin tonë.

Ai tutje në këtë intervistë tregon edhe për qëndrimet e PDK-së dhe vijat e kuqe që ka kjo parti me partitë e tjera.

Zëri: Si po del PDK-ja në sondazhe, partia e parë, e dyta apo e treta? A jeni vërtet të gatshëm për zgjedhje?

Haliti: Këtu po bëhen sondazhe të ndryshme. Nga ajo që mua më është interpretuar nga një grup, i cili bën sondazhe edhe për PDK-në dhe për të tjerët, ne po dalim të parët, afër neve është LDK-ja dhe të tjerët pastaj vijnë me radhë.

Zëri: Partitë opozitare kanë deklaruar se kanë vijë të kuqe për PDK-në. Ju a keni vijë të kuqe për ndonjërën nga partitë dhe si do të garoni në zgjedhje në rast se mbahen ato?

Haliti: PDK-ja ka një qëndrim aktual, por nuk mund të them se nuk do ta ndryshojmë. Aktualisht ne vlerësojmë se do të hyjmë vetëm në zgjedhje. PDK-ja të dalë e para dhe pastaj kur je i pari prapë si herëve të tjera partitë tjera afrohen, me qëllim që të krijohet një koalicion i përbashkët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz