back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për...

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për shumë legjislatura, Xhavit Haliti, ka thënë se bllokada e krijuar pas zgjedhjeve është dobësi e të gjitha grupeve parlamentareve dhe organeve drejtuese të partive të tyre.

Moskrijimi i organit kryesor, shërbyes i qytetarëve të Kosovës, sipas Halitit është një aventurë politike që nuk do të duhej të ndodhte.

- Advertisement -

Ky veprim, sipas Halitit, lidhet me sfidën që Kurti dëshiron t’ua bëjë partive politike, por edhe siç thotë ai, strategjisë së presidentit Trump, që ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të negociatave dhe vendosjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç dihet, në nëntor është planifikuar të vij i deleguari special i presidentit të SHBA-së, në Kosovë e Serbi për të negociuar marrëveshjen, por Kurti përmes moskrijimit të koalicionit dëshiron ta prolongojë fillimin e negociatave, prandaj sipas të gjitha gjasave dhe sipas mendimit tim, deri në fund të nëntorit s’do të ketë qeveri, e pastaj është e mundshme që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haliti për IndeksOnlinen.

Më tej, ai thotë se udhëheqjet e partive opozitare janë akomoduar, duke qëndruar në opozitë dhe po u mjafton ndonjë deklaratë “bombë” dhe po u mjafton ushqimi i dhjamit të grumbulluar.

“Një opozitë që nuk lufton me të gjitha mjetet demokratike për pushtet, ajo ose është e shantazhuar nga pushteti ose s’i dinë detyrat e veta”, ka shtuar Haliti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, kur edhe pritet të publikohet aktgjykimi për çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz