back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKSHZ do ta hedh shortin për përcaktimin e listës së vetme të...

KSHZ do ta hedh shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025

Të ngjajshme

Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it

115 anëtarë të Shtetit Islamik-ISIS, u arrestua nga autoritetet...

Hamza: Kosova është storje suksesi, por vitet e fundit ka pasur një keqqeverisje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të...

PDK me video prekëse: Ëndrrat nuk duhet të kushtojnë kaq shtrenjtë – Keq, Albin!

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një...

Juventusi dhe Barcelona monitorojnë situatën e Marcos Senesi

Juventusi dhe Barcelona janë ndër klubet që po ndjekin...
- Advertisement -

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën mes tjerash do të hidhet shorti për të përcaktuar listën e vetme të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025. Fushata zgjedhore për zgjedhjet fillon të hënën më 29 shtator ndërsa përfundon më 17 tetor përkatësisht 24 orë para zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshillat më 19 tetor. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.

- Advertisement -

Në zgjedhje do të marrin pjesë pothuajse të gjitha partitë politike dhe koalicionet e kandidatëve të pavarur.

Sipas statistikës së marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri dje, numri i përgjithshëm i listave të konfirmuara për kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit ishte 303, dhe gjithsej 558 lista u konfirmuan për anëtarë të këshillave komunale dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.

Sipas raporteve nga KKZ, për komunat Kumanovë, Aerodrom, Karposh dhe për Qytetin e Shkupit kishte lista në fazën e heqjes së parregullsive. Prej tyre gjithsej tetë lista për kryetar komune janë në procesin e heqjes së parregullsive, ndërsa 20 lista për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.

KSHZ në seancën e njejtë (ora 13:00) do ta hedh edhe shortin për shpërndarjen e tabelave reklamuese dhe billbordeve për Zgjedhjet Lokale 2025. Numri maksimal i  tabelave reklamuese dhe billbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 50 për qind nga numri i përgjithshëm i terirtorit të një komune të caktuar, Qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin në të cilin një person i caktuar juridik i menaxhon ato për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunal dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të qytetit të Shkupit 2025.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz