back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi: I gjithë populli në Prishtinë, gjarpëri ik si gjithmonë

Haki Abazi: I gjithë populli në Prishtinë, gjarpëri ik si gjithmonë

Të ngjajshme

Analisti politik, Haki Abazi, i cili ka marrë pjesë edhe në organizimin e protestës së 29 shtatorit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër idesë së Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka komentuar vizitën e presidentit Thaçi që ka bërë sot tek Liqeni Ujmanit.

Abazi në një reagim në profilin e tij ka thënë se i gjithë populli është në Kosovës dhe se ‘gjarpëri’ ik gjithmonë.

“I gjithë populli dhe miqtë e Kosovës janë ne Prishtinë. Gjarpëri ik si gjithmonë dhe bene dredhinë”, ka shkruar ai.

Thaçi nga Liqeni i Ujmanit iu është drejtuar dhe gazetarëve, ku ka folur për qëllimet e vizitës së tij tek Liqeni i Ujmanit.

Ai ka thënë se ka shkuar atje për një vizitë relaksuese, ndërkohë në Prishtinë po organizohet protesta masive kundër tij dhe idesë së tij për prekje të kufijve të Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz