back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHajnia në Kosovë, arrestohen 9 persona për vjedhje

Hajnia në Kosovë, arrestohen 9 persona për vjedhje

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale, raporton zëri.info.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të Grabitjes, Vjedhjeve te renda dhe Shkaktimit te rrezikut të përgjithshëm në dy Termocentralet e KEK-ut ne Obiliq, është finalizuar me sukses javën e kaluar,  ku u arrestuan 9 persona, , raporton zëri.info. Personat e arrestuar janë: R. Ç, mashkull, 18 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, M.L, mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, A. I,  mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, L.H, mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,

Ç, mashkull, 22 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, R.K  – mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, A. B, mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,  A. I, mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M.I – mashkull, 27 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në gjykatën kompetente, ku u është  shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh, raporton zëri.info.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrollimi i gjashtë lokacioneve ku policia ka gjetur dhe sekuestruar : Një pistolete me një karikator se bashku me katër fishek,  Tre fishek te armës se gjatë,  Një gëzhojë e armës se gjatë,  Dy fishek të pistoletës, Tre telefona celular, Një maskë, Një palë pranga dhe Një laser nate

“Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur në vazhdimësi që nga Shkurti i këtij viti në intervale të ndryshme kohore. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti për raste të ngjashme të raportuara në të njëjtin lokacion nga njësitet  policore të Obiliqit janë arrestuar 15 persona të tjerë të dyshuar”thuhet në komunikatën për media të policisë së Kosovës ,raporton zëri.info / Zëri 

Të Fundit

Sport

ShowBiz