Hajnat mësyjnë shtëpinë e Lamine Yamal derisa po festonte kualifikimin në finale të Kupës së Botës
dp

Lexo edheBarcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

Derisa Lamine Yamal po festonte kualifikimin në finale të Kupës së Botës, shtëpia e Lamine Yamal ishte cak i hajnave.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, dy persona të maskuar tentuan të futen në shtëpinë e yllit të Barcelonës, shkruan IndeksOnline.
Ata kapërcyen murin e villës, por u ndalen nga sigurimi privat i futbollistit, duke e penguar sulmin.

Lexo edheBarcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Personeli i sigurisë vuri re dy burra të maskuar në murin e shtëpisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Sapo kuptuan se ishin parë, sulmuesit ikën me vrap dhe u zhdukën nga zona.
Siguria private njoftoi menjëherë Mossos d’Esquadra dhe Divizioni i Hetimeve Penale (DIC) ka filluar tashmë të punojë për rastin, i cili aktualisht po hetohet si një tentativë grabitjeje me forcë./IndeksOnline/