BallinaLajme“Guys, u bo gips” – A përdorën narkotikë vajzat që e sulmuan...

“Guys, u bo gips” – A përdorën narkotikë vajzat që e sulmuan “shoqen” e tyre në Gjilan?

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Gjilanin dhe gjithë opinionin publik ditëve të fundit në Kosovë.

Një 13-vjeçare është rrahur në mënyrë çnjerëzore nga disa vajza bashkëmoshatare, ndërsa pamjet e dhunës brutale janë bërë virale, raporton lajmi.net

Videoja tregon një akt të dhunshëm të organizuar, ku viktima pëson keqtrajtim fizik dhe psikologjik për gati një orë.

Para aktit të dhunës, është shfaqur një video tjetër ku shihen dy nga vajzat e përfshira në rrahje, të cilat dyshohet se janë duke konsumuar një substancë të ndaluar.

Ato përdorin edhe zhargonin e përdorur nga personat që konsumojnë lëndë narkotike, duke thënë “Guys, u bo gips”, që shton më tej shqetësimin për gjendjen dhe edukimin e tyre.

E frikshme është mosha e përfshirëve në këtë akt – të gjitha vajzat, përfshirë viktimën, janë nën 15 vjeç.

Më poshtë gjeni storien e përgatitur nga gazetari i Lajmi.net, Selim Miftari:

Ndërkaq, dje në një intervistë ekskluzive për Lajmi.net, babai i vajzës viktimë ka rrëfyer përjetimet e tij pas ngjarjes. Ai tha se ndjenë dhimbje të thellë jo vetëm për atë që i ndodhi vajzës së tij, por edhe për mungesën e përgjegjësisë nga disa prindër të vajzave që ishin pjesë e dhunës.

Sipas tij, jo të gjithë kanë ardhur të kërkojnë falje apo të paktën të kërkojnë ndjesë përmes dikujt tjetër.

“Janë disa prej prindërve e disa nuk e kanë marr mundin qoftë përmes dikujt me na kërku falje”, theksoi ai.

Rasti tashmë ka kaluar në duar të organeve të rendit dhe sigurisë, pasi që rastin e kanë paraqitur në Policinë e Kosovës prindi bashkë me vajze e tij menjëherë pasi kanë kuptuar mbi ngjarjen, ndërsa vajza e keqtrajtuar tanimë është mirë me shëndet sipas prindit të saj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz