“Guti do të jetë trajner i Realit, do të doja që Zidane të kishte qëndruar vetëm edhe dy ditë…”

Guti do të jetë trajner i Realit, lajmin e ka konfirmuar presidenti Victor Galvez, i cili ishte afër ta ulë atë në stolin e klubit të tij, Real Murcia.
Legjenda e Real Madridit, Jose Maria Gutierrez i njohur si ‘Guti’, ka qenë në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e Real Murcias për sezonin e ardhshëm, tregon presidenti Victor Galvez.
Sipas presidentit të Murcias, kjo tani nuk do të ndodhë, pasi Guti do të jetë trajner i Real Madridi.
Ai tha se do të dëshironte që Zinedine Zidane të lajmërojë dy ditë më vonë largimin, pasi në këtë mënyrë, tashmë Guti do të ishte trajner i Murcias.
“Guti do të jetë trajner i Real Madridit kështu që ai nuk do të drejtojë Murcian”, tha Galvez kur u pyet për trajnerin e ardhshëm.
Lexo edheHaradinaj flet për buxhetin që ua ndau veteranëve
“Do të kisha dashur që Zidane të qëndrojë në Madrid vetëm edhe për dy ditë më shumë kështu që ne do ta kishim kompletuar marrëveshjen me Gutin”, shtoi ai.
Mauricio Pochettino ishte kandidati numër një, por janë vështirësuar gjërat për shkak të presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy. Kurse Jurgen Klopp nuk është i gatshëm ta lë Liverpoolin. Edhe Allegri është parë si një kandidat, por ai ka refuzuar dhe dëshiron të qëndrojë te Juve.
Kështu që Florentino Prez beson se Guti është zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Zinedine Zidane, që befasoi të gjithë me vendimin për t’u larguar pas dy viteve e gjysmë nga Real Madridi, ku fitoi tre trofe të Champions League me radhë. /Gazeta Express/















