back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaSportGullit shumë i ashpër: S’shikoj më ndeshje, futbolli është bërë i tmerrshëm!...

Gullit shumë i ashpër: S’shikoj më ndeshje, futbolli është bërë i tmerrshëm! Ku janë dribluesit?

Të ngjajshme

Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se nuk...

Barcelona jep informacione pë lëndimet e Kounde dhe Balde

Pos eliminimit nga Kupa e Spanjës, Barcelona mbrëmë humbi...

Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish 

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi...

Holandezi i famshëm, Ruud Gullit, nuk e çmon aspak drejtimin që ka marrë futbolli modern.

Ai ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër në lidhje me evoluimin e sportit që aq shumë e ka dashur, duke theksuar se tani ka vendosur të mos shikojë më ndeshje.

“Kam vendosur të mos shikoj më futboll. Nuk më pëlqen më sporti ynë. Pashë Arsenal-Chelsea, çfarë ndeshje plehrë!”, – është shprehur fillimisht ish-lojtari i Holandës dhe Milanit.

Më tej Gullit argumenton qëndrimin e tij: “Shikoj lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, që vonojnë rivëniet ansësore, shikoj mbledhësit e topave që janë gati t’u japin peshqirë lojtarëve. Futbolli është bërë i tmerrshëm. Shpresoj që të mos jetë ky drejtimi që kemi marrë”.

Gullit kërkon një futboll më elektrizues, me më shumë driblime dhe më pak skema nga goditjet standarde, përcjell Albeu.

 “Po pres të shikoj lojtarë që duan ta driblojnë mbrojtësin, dikë si Lamine Yamal. Më mungon gëzimi, nuk argëtohem më kur shoh këtë futboll. Të gjithë kufizohen te fakti që bëjnë detyrën e tyre në fushë. Ku janë dribluesit? Ku janë lojtarët me personalitet? Pse të gjithë pasojnë? Pasime, pasime dhe vetëm pasime!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz