Gucati bashkë me zyrtarët e Komunës së Skenderajt dhe ata të PDK-së ia grahin menzës me raki e sharki
BILLI
Lexo edheAksident i rëndë në Komoran
Zyrtarët e Komunës së Skenderajt, duke filluar nga kryetari Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtori për kulturë, Ramiz Shala, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe zyrtarë tjerë të Komunës së Skenderajt, sonte janë argëtuar me këngë patriotike, nën ritmin e sharkisë dhe çiftelistë, shkruan Gazeta NewBorn.
Bashkë me këta zyrtarë ka qenë edhe kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Por atyre nuk iu ka mjaftuar vetëm muzika patriotike, zyrtarët e Komunës së Skenderajt, e kan shtruar edhe menzën e ku në të shihen edhe pije alkoolike si birra dhe raki.
Është vetë drejtori i kulturës ai i cili ka publikuar video nga kjo menzë e cila sonte është bërë diku në një odë të Skenderajt.

Lexo edheAksident i rëndë në Komoran

