Guardiola për Palestinën: Ne të gjithë kemi lejuar të shkatërrohet një popull
dp

Lexo edheSa tifozë do ta mbështesin Zvicrën në “Fadil Vokrri”?

Kombëtarja e Palestinës do të luajë përsëri një ndeshje miqësore.
Ata do të luajn ndaj Katalonisë, me ndeshjen që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Lluis Companys” në Barcelonë.
Stadiumi pritet që të jetë i mbushur pasi që janë shitur mbi 25 mijë bileta për këtë ndeshje.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe situatën e vështirë që po e kalon populli palestinez.

Lexo edheSa tifozë do ta mbështesin Zvicrën në “Fadil Vokrri”?
“Bota e ka braktisur Palestinën. Ne nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk janë fajtorë që kanë lindur atje. Ne të gjithë kemi lejuar që një popull i tërë të shkatërrohet. Dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm”, deklaroi Guardiola.
Palestina, kishte zhvilluar një ndeshje ndaj shtetit Bask të shtunën, por që ishte mposhtur me rezultat 3-0./IndeksOnline/