Guardiola flet për shkarkimin nga Manchester City: Paga ime është e lartë
dp

Lexo edheBefasi në Premierligë, Groß rikthehet te Brightoni

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për mundësinë e largimit nga Manchester City dhe të ardhmen e tij.
Tekniku spanjoll ka kontratë me ”cityzens” deri në qershor të vitit 2027, por zërat për një largim të mundshëm apo shkarkimin e tij para kohe, janë shtuar kohët e fundit, shkruan IndeksOnline.
Ai para derbit me Chelsean i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të shkarkohet nga Manchester City.

Lexo edheBefasi në Premierligë, Groß rikthehet te Brightoni
Guardiola tha se ka edhe një vit kontratë dhe se paga e tij është e lartë.
“Doni të më shkarkoni?! Jo, mirë. Paga ime është kaq e lartë. Kështu që kam edhe një vit në kontratën time. Nuk e di për këtë mendim – është thjesht një thashethem.”, ka deklaruar Pep Guardiola./IndeksOnline/