Grushte dhe shkelma mes banorëve për ndihmat pas tërmetit |Video
03

Lexo edheShembet konvikti në Kamëz, ishte dëmtuar nga tërmeti (Video)

Ndarja e disa pakove me ndihma për tërmetin në fshatin Qafzezë të Korçës ka degjeneruar në zënka verballe dhe grushte mes banorëve të zonës dhe kryeplakut.
Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës.
Pas kësaj, banorët kanë tentuar të marrin vetë ç’kanë gjetur aty duke shkaktuar edhe sherr mes të pranishmëve.

Lexo edheShembet konvikti në Kamëz, ishte dëmtuar nga tërmeti (Video)
Sherri ka qenë i ashpër ku disa prej banorëve kanë shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin duke pësuar edhe dëmtime fizike. /abcnews.al