Gruda thotë se VV po gënjen rreth Ligjit për Amnistinë: Manipulim i përsëritur disa herë
dp

Lexo edheVdes një 59-vjeçar në plazhin e Qerretit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë.
“LVV po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin Nr. 04/L-209 për Amnistinë.
Deputetja Arbrësha Kryeziu dhe deputeti Artan Abrashi, në emër të kësaj partie, kanë mashtruar opinionin duke thënë se me këtë ligj janë falur edhe veprat penale të vrasjes” – shkruan Gruda dhe e quan ‘tërësisht të pavërtetë këtë’.
‘Kjo është tërësisht e pavërtetë. Neni 4 i ligjit e përcakton qartë se nga amnistia përjashtohen veprat penale që kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore ose me vdekje.

Lexo edheVdes një 59-vjeçar në plazhin e Qerretit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det
Ky manipulim i përsëritur disa herë nga LVV është i lehtë për t’u demantuar, mjafton ta lexoni vetë nenin 4 të ligjit dhe do ta shihni të vërtetën’, shkruan Gruda.