back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeGruda thotë se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për...

Gruda thotë se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për demarkacion por për kufi

Të ngjajshme

A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir...

Rezervisti izraelit godet me katërrotësh palestinezin që po falej në Bregun Perëndimor

Në pamje të publikuara nga mediat palestineze shihet një...

5-shi i AAK-së merr mbështetje të madhe në Baballoq

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj...

Parashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28 dhjetorit

Analisti politik Shenoll Muharremi thotë se pas 28 dhjetorit,...
- Advertisement -

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, thotë se nga hulumtimet e bëra deri më tani janë vërejtur parregullsi të ish ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportojnë para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me gjetjet për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi, kanë theksuar se ish-komisioni ka bërë punë joprofesionale dhe jotransparente.

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Zejnullah Gruda thotë se nga gjetjet e tij që ai ka vërtetuar se Kosova me Malin e Zi nuk ka Marrëveshje për demarkacion, por ka marrëveshje për kufi.

“Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se kufiri shtetërore ndërmjet palëve do të shënohet me shenja kufitare (paragrafi i parë).Paragrafi i dytë thotë se kufiri shtetëror ndërmjet palëve do të shënohet në periudhën prej dy viteve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje. Do të thotë, për Demarkacionin ne ende nuk i kemi kushtet formale për të biseduar, është bërë marrëveshje për kufi”, thotë Gruda, transmeton rel.

Ndërkaq, kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi tha se ish-komisioni nuk ka pasur një proces transparent.

“Ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta, për faktin se ka mungesë të një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe ka qenë i themeluar vetëm me një detyrë, demarkimin e atij kufiri, shënjimin dhe mirëmbajtjen, por në asnjë formë dhënien e një vije të re kufitare në praktikë, gjë që për fat të keq rezultati final na ka rezultuar vija e re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Bulliqi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz