Gruan e Ronaldos e veshi një kosovare, Lia i ka “fajet” që Georgina shkëlqeu në “SanRemo”

Mbrëmë është mbajtur festivali i famshëm i këngës në Itali, “SanRemo”.
E veçanta e kësaj ngjarje ishte se për herë të parë festivali italian është drejtuar nga një shqiptare.
Alketa Vejsiu ishte një nga moderatoret e “SanRemos”. Por, ka diçka edhe më të veçantë që lidhet me shqipet.
Femra që mori vëmendjen më të madhe me dukjen e saj, Georgina Rodriguez është veshur nga kreatorja kosovare, Lia Stublla.

Lexo edheE gjeti “tapë” në lokal, gruaja nga Burreli ‘zhdëp në dru’ burrin në sy të shokëve
Dy fustanat perlë të saj janë produket i Lias dhe për këtë duhet të ndihet e lumtur modelja kolumbiane, por mbase edhe burri i saj, Cristiano Ronaldo.
Dukja dhe veshja e Georginas kanë mbuluar ballinat rozë në shumë media ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që Lia ka arritur t’ë vesh kaq bukur një person të famshëm, siç është Georgina./Indeksonline/















