BallinaLajmeGruaja që Stanishiqi ia vrau 5 familjarë: Qava prej sabahut, ai gjallë...

Gruaja që Stanishiqi ia vrau 5 familjarë: Qava prej sabahut, ai gjallë e djemtë e mi hanë dhe pa pikë faji (VIDEO)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo e martë ia riktheu gjithë dhimbjen që ndjeu me 15 prill, 1999.

Zejnepe Gashi, kështu e priti lajmin se Goran Stanishiqi është dënuar, për vrasjen e 13 civilëve kosovarë.

Pesë nga ta janë të familjes Gashi, nga fshati Sllovi e Lipjanit.

E gjithë këto vrasje u bënë para syve të saj.

Prandaj, dënimi prej 20 vitesh për Goran Stanishiqin, nuk është i mjaftueshëm sipas Zejnepe Gashit.

Ajo kërkon burgim të përjetshëm.

E të njëjtën kërkesë e kanë edhe familja Gashi, nga fshati Tërbovc.

Gazmend Gashi, i cili jeton jashtë Kosovës, thotë se i vetmi dënim për të, do të duhej të ishte burgimi i përjetshëm.

Gashi thotë se ajo çka ndodhi gjatë luftës, po vazhdon t’u shkaktojë vuajtje familjes.

Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz