Gruaja nga Tirana me dy fëmijët u hodh nga ballkoni pas tërmetit të fuqishëm
03

Lexo edheKy është numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun për “News 24”.
Duke mos dashur të tregojë fytyrën, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin. Ajo tregoi për “News24” se kishte kapur menjëherë në krah djalin e mitur dhe vajzën duke u hedhur nga ballkoni.
Ku ndodheshit kur ra tërmet?
Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.
Po fëmijët kanë pas lëndime?
Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Lexo edheKy është numri i të lënduarve nga tërmetet në Shqipëri
Ka persona të tjerë të lënduar?
Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.
Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?
Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.