Gruaja e fiton vendin e punës në Policinë e Kosovës, ishte përjashtuar për shkak të shamisë
01

Lexo edheFrika nga influenca ruse dhe kineze, Gjermania dhe Austria përvjelin mëngët për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Mirëpo Gjykata Themelore e ktheu në punë Mujajn para dy vjetëve. Kundra këtij vendimi ishte Ministria e Punëve të Brendshme, ku edhe bëri ankesë.
Kjo çështje shkoi në Gjykatën e Apelit që është një shkallë më e lartë, me ç’rast Apeli e rrëzoi ankesën e MPB.
Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, avokati Muhamet Mujaj.
“Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni”- ka shkruar Muja në Facebook.
Postimi i plotë i avokatit Muhamet Mujaj:

Lexo edheFrika nga influenca ruse dhe kineze, Gjermania dhe Austria përvjelin mëngët për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE
Në natën e Ramazanit një lajm i mirë për të gjithë agjeruesit.
Duke mos dashur me e lodh opinionin me shumë lexim, po ju them se shteti ligjor po ndërtohet. Edhe gjyqtarët e kanë kuptuar se diskriminimi në baza fetare nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj.
Përveq rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë.
Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni.
