BallinaLajmeGruaja e Arbnor Spahiut emocionon me postimin: Bashkëshorti im u lirua më...

Gruaja e Arbnor Spahiut emocionon me postimin: Bashkëshorti im u lirua më në fund – fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Jeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ka publikuar një postim të fuqishëm pas lirimit të tij nga burgu, ku ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës kishte qenë i mbajtur nga autoritetet serbe.

Në reagimin e saj, Jeta i uroi mirëseardhje bashkëshortit dhe e përgëzoi për durimin e treguar gjatë periudhës së vështirë, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se kjo kohë e gjatë e vuajtjeve dhe pasigurisë ka qenë e rëndë për të dy, por shprehu besimin e saj të palëkundur se e vërteta do të triumfonte.

“Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, netëve pa gjumë dhe barrës që e mbajte i vetëm atje brenda… sot je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe, dashuria ime. Ke përjetuar shumë dhe ke duruar më shumë se kushdo mund ta imagjinojë, por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, shkroi Jeta Spahiu në Facebook./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz