back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeGrenell: Kam folur me Hashim Thaçin

Grenell: Kam folur me Hashim Thaçin

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka treguar për TV7 se ka folur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se sistemi i drejtësisë duhet ta bëjë punën siç duhet, por e cilësoi Gjykatën Speciale si shumë politike.

Richard Grenell, i cili po qëndron në Kosovë uroi që sistemi i drejtësisë të punojë më shpejt në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërsa tha se Gjykata Speciale e parandaloi arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam folur me ish-presidentin Thaçi. Mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të bëjë punën e tij. Unë uroj që ata të jenë shumë më të shpejtë. Është e turpshme që u deshën 20 vjet për të arritur në këtë pikë. Mendoj se gjykata është shumë politike, ata e panë që ne po shkonim drejt një marrëveshjeje”, tha Grenell.

Ai u shpreh se “BE-ja duhet të bëjë diçka për këtë” dhe theksoi se “politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi”.

Aktakuza kundër Thaçit që përmban akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, u bë e ditur më 24 qershor 2020, kur ish-presidenti po udhëtonte drejt SHBA-së për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në aeroplanin me të cilin po shkonte në raundin e radhës të dialogut që do të ndërmjetësohej nga administrata Trump, ish-kreu i Shtetit mësoi për akuzat kundër tij dhe ish-kryparlamentarit Kadri Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz