Grenell iu tha kosovarëve mos u mashtroni, Kurti s’e përfill mesazhin e tij: Kurrë më mirë s’i kemi pasë raportet me SHBA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili garon për të marrë edhe një mandat për kryeministër, në një intervistë për televizionin lokal “Istogu Chanel”, është pyetur për reagimet që i kanë ardhur nga emisari amerikan, Richard Grenell, i cili në një reagim në “X” e ka cilësuar Kurtin si politikan jo të besueshëm dhe ka kërkuar të mos mashtrohen kosovarët kur Kurti pretendon se raportet Kosovë-SHBA janë të mira.
Kurti në momentin e parë s’ka dashur të përgjigjet, duke thënë se analizë bëjnë analistët në studio, por më pas ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së kurrë s’kanë qenë më mirë.
“Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”, ka thënë Kurti në Istogu Channel.
Kurti ka thënë se tashmë pas qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por edhe i sigurisë dhe i fushës së energjetikës./Express/
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.

Lexo edheProkuroria nis hetime pas raportimeve se Martin Berishaj i ka marrë votat nga kutia postare në Zagreb për t’i dërguar në ambasadë
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025















