Shkruan Shemsi Elezi
Vertetë Drenasi ish Gllogovci edhe pas 20 vitesh liri nga okupatori prapë po më duket sikur jemi në vitet 80-ta apo 90-ta.
Në vend që këto gra të emëruara përkohësisht të korigjojnë kryetarin e tyre ato me krejt mundësitë që kanë amnistojnë veprimin e kryetarit të tyre për të shkelur të drejtën e një gruaje për të punuar me dinjitet.
Drejtoreshat e drejtorive komunale një nga detyrat e tyre e kanë që krahas punëve ekzekutive të jenë këshilltare të mira të kryetarit e në veqanti kur kemi të bëjmë me mbrojtje të të drejtave të grave.
Nuk është rasti i parë kur gratë me pushtet të PDK-së si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror dalin në përkrahje të shtypjes se grave kolege apo edhe qytetareve tjera vetëm sa për të realizuar qëllimet e udhëheqësve të tyre.
Drejtoreshat që siq e quajnë veten nuk i njoh mirë andaj në ditë e muajt në vijim na duhet si shoqëri të dijmë se kush janë, si kanë ardh në këto pozita dhe sa janë të afta për të qenë udhëheqëse.
Qytetarët e Drenasit deri tani asnjëherë nuk i kanë kritikuar ato për mospunën e tyre vetëm pse i takojnë gjinisë që duhet perkrahur.
Kjo nuk do të thotë që ato të mbesin pa u kritikuar duke u fshehur pas gjinisë.
Shkelja e një të drejte të një gruaje nga një grup i grave për mua tregon se jemi në një gjendje shumë të rëndë si shoqëri.
Vet dalja publike e drejtoreshave te komunës për të treguar se sa mirë është jesh drejtoreshë e Ramizit tregon më së miri se dyshohet se ka trajtim të drejtë të tyre.