BallinaSportGranit Xhaka: Vërtetë më dhemb

Granit Xhaka: Vërtetë më dhemb

Të ngjajshme

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Granit Xhaka ishte padyshim lojtari më i mirë tek Arsenali në ndeshjen kundër Chelseat në finale të Europa Leagues, derisa skuadra e tij u poshtërua me rezultat 4-1.

Mesfushori kosovar në një rast madje ishte shumë afër të shënonte me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila u fërkua me transversalen dhe përfundoi jashtë, shkruan Periskopi.

Sigurisht, disfatën e mbrëmshme ai ende nuk e ka harruar dhe tani ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

“Vërtetë dhemb që nuk mundëm t’ua sjellim trofeun. Faleminderit të gjithëve që erdhën në Baku dhe faleminderit juve të gjithëve për mbështetjen këtë sezon.”

Vlen të theksohet se pas ndeshjes së mbrëmshme, “ëhoscored” e ka vlerësuar Xhakën si lojtarin më të mirë të Arsenalit, duke i dhënë vlerësimin 6.7. /Periskopi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz