back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGrafiti i ri në Prishtinë me mesazh për votuesit kosovarë

Grafiti i ri në Prishtinë me mesazh për votuesit kosovarë

Të ngjajshme

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Grafisti, i identifikuar me nofkën “OWL”, që në shqip i bie buf, duket së është “ringjallur” edhe njëherë në Prishtinë në prag të zgjedhjeve të nesërme parlamentare në Kosovë.

Grafiti, që shpeshherë është art protestues ndaj dukurive të këqija shoqërore, në Prishtinë është bërë një nga mjetet protestuese që artistët po e përdorin, raporton Koha.net.

Një i tillë është krijuar gjatë ditës së sotme në rrugën “Qamil Hoxha” në afërsi të Sheshit në Prishtinë, në të cilin është paraqitur një qen duke thënë, “Do ta bëj, Do ta bëj, Ju premtoj”, derisa është duke kryer nevojën fiziologjike, dhe prapa tij janë tre njerëz, njeri prej tyre i përkulur.

Një mesazh ky që kritikon premtimet e politikanëve gjatë kësaj fushate zgjedhore…

Image

Të Fundit

Sport

ShowBiz