back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGrabitet vila e artistit të njohur, dëmi mbi 300 mijë euro

Grabitet vila e artistit të njohur, dëmi mbi 300 mijë euro

Të ngjajshme

LDK thërret konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot, e...

Manaj: Gjykata Kushtetuese miratoi kërkesën e LDK-së

Shkëmb Manaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e detyroi Avni Deharin ta shkelë Kushtetutën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami,...

Një bandë kriminelësh hynë në vilën e Rosario Fiorello-s në Via della Camilluccia gjatë natës, pasi kishin çaktivizuar alarmin.

Mediat italiane raportojnë se ata kanë grabitur bizhuteri dhe ora me vlerë mbi 300,000 euro.

Midis mallrave të vjedhura ishin bizhuteri ari, varëse ekskluzive, gurë të çmuar dhe disa ora dore.

Nga informacionet fillestare, banda ka të ngjarë të ketë planifikuar gjithçka deri në detajet më të vogla. Hajdutët hynë në shtëpi përmes një dritareje.

Pasi hynë brenda, ata bastisën çdo dhomë dhe grabitën gjithçka, duke gjurmuar sendet me vlerë.

Policia dhe ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë rastin. Sipas këtyre të fundit, aktualisht nuk ka prova për të identifikuar autorët e vjedhjes.

Hipotezat fillestare sugjerojnë se banditët mund të kenë përdorur doreza lateksi për të shmangur lënien e gjurmëve të gishtërinjve.

Familja e Fiorellos ishte jashtë qytetit kur ndodhi incidenti. Pastruesja e shtëpisë, e cila kishte çelësat e shtëpisë, thuhet se njoftoi policinë .

- Advertisement -

Të Fundit