back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareGrabitet banka në qendër të kryeqytetit!

Grabitet banka në qendër të kryeqytetit!

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Nga ky bodrum persona ende të paidentifikuar kanë hapur një të çarë në dhomën e kasafortës, së një banke të nivelit të dytë duke grabitur rreth 20 milionë lekë të reja.

banka 3

Ngjarja është njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjësit e bankës, e cila ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, në qendër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në mëngjes është parë një e çarë në mur me përmasat 30 me 50 cm. Sipas policisë pasi është hapur e çara autorët, që ende nuk dihet sa kanë qenë, kanë thyer kasafortën duke marrë shumën e parëve dhe duke u larguar nga aty pa lënë gjurmë.

bkt grabitja

Policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor, i cili ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, por jo autorët. Nga veprimet paraprake dyshohet se grabitësit kanë punuar për tre ditë me radhë duke hapur në mur të çarën, e cila ishte e mjaftueshme për të hyrë një njeri.

Më pas kanë thyer kasafortën duke u larguar qetësisht nga aty. Burime nga grupi hetimor thonë se do jetë e vështirë për të identifikuar autorët pasi kamerat e bizneseve në këtë rrugë nuk kanë punuar, duke qenë se prej kohësh nuk mirëmbaheshin.

grabitja

Të njëjtat burime thanë se ditën e premte ka rënë alarmi i bankës, por nga kontrolli i kryer nga punonjësit e sigurisë nuk është gjetur asnjë anomali.

Janë pyetur disa punonjës të bankës si rojet e policisë private, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar shumë në zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës si dhe ato të bashkisë dhe policisë të cilat kanë qenë funksionale. /TV KLAN

Të Fundit

Sport

ShowBiz