Në ditën e sotme (e enjte) ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.
“Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Basha mes tjerash në Facebook.
Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi – Gold AG.
“Zoti të mëshiroftë vendas Nexhat Daci”, ka shkruar ai.

Lexo edheSelvija me fjalët më prekëse për Shpatin: Kam ngecur në ditën kur ti ishte pranë nesh
Akademik Daci lindi më 26 korrik 1944 në Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku mbaroi edhe shkollimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Leskoc.
Përveç karrierës universitare, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në periudhën 2001-2011, si dhe ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në periudhat 2000-2004 dhe 2004-2006. Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte në dy mandate: 1999-2004 dhe 2018-2019.















