Goditet nga makina, vdes vajza katërvjeçare e artistes së njohur
BILLI

Lexo edheKonjufca tall Milaim Zekën për mësuesin e tij dhe dyshat në shkollë

Vajza e katërvjeçare e yllit të Broadway, Ruthie Ann Miles, është goditur nga një makinë dhe është vrarë.
Miles, e cila është shtatzënë, dhe vajza e saj Abigail po kalonin një rrugë në lagjen Brooklyn Park të Nju Jorkut, të hënën, kur u goditën pasi një shofer kaloi një dritë të kuqe.
Artistja është në spital jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova. Edhe foshnja e saj e palindur është mirë.
Sipas New York Daily News, edhe disa persona të tjerë u goditën nga e njëjta makinë.
Një grua tjetër, mike e Miles, e quajtur Lauren Lew, u plagos gjithashtu dhe është në gjendje të mirë.
Lexo edheKonjufca tall Milaim Zekën për mësuesin e tij dhe dyshat në shkollë