Deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i është përgjigjur deputetit të Nisma’s Milaim Zeka i cili kritikoi qeverisjen komunale të Prishtinës, për politizimin e arsimit në kryeqytet.
Konjufca në fjalën e tij, tha se shumica e mësuesve janë të mirë dhe të ndërgjegjshëm, por ka ndonjë nga ata që edhe nuk janë.
Si të tillë, ai e cilësoi mësuesin e deputetit Zeka, i cili sipas Konjufcës duke i dhënë notë dysh, ka bërë që deputeti i Nisma’s t’i kalojë klasët e shkollës, e të shkojë deri atje, sa të bëhet edhe deputet. /gazetametro.net

