Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete
dp

Lexo edheNjë muaj pas tërmeteve në Venezuelë, mijëra familje ende kërkojnë të zhdukurit

Sipas një komunikate të Policisë, gjatë operacionit është lokalizuar një automjet Audi me targa të huaja, i ndaluar dhe pa vozitës, i dyshuar se përdorej për kontrabandë. Gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth janë gjetur dhe sekuestruar 5,550 boksa cigare të llojeve të ndryshme, si dhe 19 paketa cigaresh që dyshohet se ishin kontrabanduar.
Lidhur me këtë rast, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Në kuadër të të njëjtit operacion, policia ka ndaluar edhe një kamion me targa të huaja që transportonte materiale metalike, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Lexo edheNjë muaj pas tërmeteve në Venezuelë, mijëra familje ende kërkojnë të zhdukurit
Sipas Policisë, Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallrat dhe dy automjetet për procedura të mëtejshme, ndërsa me autorizim të Prokurorit të Shtetit rasti i është kaluar për trajtim Doganës së Kosovës.