BallinaLajmeGjysma e politikanëve kosovar në Lutje të Mëngjesit!

Gjysma e politikanëve kosovar në Lutje të Mëngjesit!

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Sot në Washington mbahet rituali tradicional Lutja e Mëngjesit. Në këtë manifestim marrin pjesë shumë personalitete të larta politike biznesore nga mbarë bota.

Tash e disa vite, Kosova është pjesë e këtij rituali me përfaqësues të vet shtetërorë.

Në Kosovë ndërvite ka një garë se kush do të shkojë në këtë ceremoni si për të pasur nevojë të lahen mëkate të brendshme.

Por, sivjet, siç merr vesh Koha.net, delegacioni është më i madh se asnjëherë më parë.

Ndaras ose bashkë në Washington për t’u lutur tashmë janë presidenti i vendi Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Për në Uashington thuhet të ketë udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili gjatë kësaj jave u pajis me vizë amerikane.

Rëndom zyrtarët e lartë të vendit udhëtojnë, më së paku me dy ose më shumë bashkëpunëtorë të vet.

Krejt ndaras nga qeveritarët e Kosovës, por me bashkëshorten e vet, në Washington tash e disa ditë po qëndron edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq. Ai atje po zhvillon politikë kundër Kosovës.

Në kryeqytetin e SHBA-së, për të njëjtin qëllim, tashmë gjendet ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Në Washington janë edhe përfaqësues nga Kuvendi: Blerta Deliu nga PDK në pushtet dhe Armend Zemaj nga LDK në opozitë. Nuk dihet në është e “përfaqësuar” edhe Vetëvendosje këtu. Ndoshta ka pasur mosdakordim për emrin e zyrtarit të saj pas ndarjeve në këtë parti.

Ndoshta nuk janë numëruar të gjithë, por sipas gjasave nga Kosova në Lutje të Mëngjesit marrin pjesë të paktën 15 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz