BallinaBotëGjyshi i dhuron veshkën mbesës 17-vjeçare

Gjyshi i dhuron veshkën mbesës 17-vjeçare

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Mustafa Unlu, një gjysh 85-vjeçar nga qyteti Karaman në Turqinë qendrore, i shpëtoi jetën mbesës së tij 17-vjeçare duke i dhuruar veshkën.

Aisha u trajtua për dy vite dhe pasi veshkat e saj pushuan së funksionuari, ajo u detyrua t’i nënshtrohet dializës.

Më pas ajo u vendos në listën e pritjes për transplant Por gjyshi Mustafa nuk donte që mbesa e tij të priste në listë, dhe ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e tij për t’i dhuruar mbesës së tij njërën veshkë.

Pas të gjitha kontrolleve të kryera, u konstatua se veshka e tij i përgjigjet asaj të Aishes, prandaj edhe u krye transplantimi me sukses të plotë.

Pas një operacioni të suksesshëm, Aishe Unlu thotë se ajo ishte shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse për gjyshin e saj, i cili, siç tha ajo, e ktheu atë në jetë. “Gjyshi tha se ishte i gatshëm ta dhuronte veshkën.

Ne shkuam në spital, kryem gjitha kontrollet e nevojshme dhe gjithçka ishte pozitive. Tani të dytë jemi të shëndetshëm. Unë jam gjallë dhe e shëndoshë në sajë të gjyshit tim. Unë e dua shumë gjyshin tim”, tha Aishe Unlu.

Gjyshi Mustafa Unlu tha se sëmundja e mbesës së tij e kishte goditur shumë atë, dhe se nuk ka menduar dy herë lidhur me dhurimin e veshkës. “Jo vetëm njërën veshkë, jam gati të jap jetën për mbesën time. Vetëm ajo le të vazhdon të jetojë.

Falënderoj Zotin që të dy jemi të shëndetshëm. Zoti i ndihmoftë të gjithë të sëmurët. Spitali ku u bë transplantimi nuk na ka ngarkuar me asgjë, i faleminderojmë të gjithë”, tha Unlu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz