Gjykata Speciale zyre edhe në Beograd, por pse?
Kryeprokurori i Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale për hetimin e krimeve të luftës të bëra nga UÇK-ja, David Schwendiman është takuar me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ndër të tjera kryeprokurori i Speciales ka kërkuar të hapë një zyrë në Beograd.
Daçiq është shprehur i kënaqur për formimin e Gjykatës Speciale, pasi si kërkesë e Serbisë është që të hetohen në mënyrë të barabartë krimet kundër serbëve, për të cilat Daçiq thotë se deri tash nuk ka ndodhur, transmeton Koha.net.
Daçiq i ka ofruar mbështetje logjistike dhe ligjore Gjykatës Speciale, duke shpresuar që të fillojë së shpejti punën.
Schwendiman, sipas medieve serbe, ka thënë se pret bashkëpunim me institucionet e Qeverisë së Serbisë. Më tej ai ka shtuar se pas katër vjetësh hetim, pret të dalë me një aktakuzë konkrete.
Lexo edheLumi Drenica e bën me “liqen artificial” këtë fshat (foto)
“Viktimat dhe të mbijetuarit duhet të marrin dëmshpërblim dhe të trajtohen”, citohet të ketë thënë Schwendiman.
Kryeprokurori i Speciales ka thënë se pret mbështetje që të hapë edhe një zyrë në Beograd, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumente, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë./Koha.net/














