Gjykata pa drita, nuk nis seanca ndaj Erion Veliajt
dp

Lexo edheElezi i KQZ-së sqaron situatën me mospërputhjen e votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje

Ende nuk ka nisur seanca ndaj Erion Veliajt. Arsyeja është se kanë ikur dritat në gjykatë.
Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë grumbulluar pranë GJKKO-së, ku rreth orës 08:30 pritej verifikimi i masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës.
Rreth orës 8:15 ka mbërritur para Gjykatës së Posaçme edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie.

Lexo edheElezi i KQZ-së sqaron situatën me mospërputhjen e votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje
Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij./A2