BallinaLajmeGjykata merr këtë vendim për biznesmeni që importoi mishin belg

Gjykata merr këtë vendim për biznesmeni që importoi mishin belg

Të ngjajshme

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e rastit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim...

Gazeta Metro ka mësuar se Gjykata Themelore në Prizren, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, biznesmenit nga Rahoveci, Anton Jupa, i cili kishte importuar mish nga një kompani e Belgjikës, e cila në vitin 2016 kishte sjell në Kosovë, mish të vjetër 12 vjet.

Jupa është arrestuar para dy ditësh, ndërsa sot, burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se, Gjykata në Prizren, e ka parë të nevojshme që ai të mbetet në paraburgim.

Te kompania ‘Euro – Ida’ nga Rahoveci, inspektorët gjatë një aksioni, pas daljes së lajmeve për mishin belg, kishin gjetur një sasi të mishit të prishur, dhe kushte jo higjienike në vendin ku mbahej dhe përpunohej mishi.

Dukuria me mish të prishur, duket të ketë qenë e pranishme për kohë të gjatë në Kosovë, por vetëm pas presionit të mediave, autoritetet janë aktivizuar për të identifikuar rastet që shesin mish të skaduar dhe që nuk u përmbahen kushteve të nevojshme higjienike të ambienteve ku mbahet dhe përpunohet mishi.

Gazeta Metro, ditëve të fundit ka raportuar për konfiskimin e rreth dy tonëve mish, në rrjetet e mëdha të marketeve kosovare, ETC, Viva Fresh dhe Super Viva. Sasia e parë prej 1.1 ton ishte konfiskur në Mitrovicë, në ETC dhe Viva Fresh, ndërsa rreth një ton dje u konfiskua në Ferizaj, në marketet Viva Fresh dhe Super Viva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz