BallinaLajmeGjykata franceze i kërkon Serbisë sqarime shtesë për Haradinajn

Gjykata franceze i kërkon Serbisë sqarime shtesë për Haradinajn

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Gjykata franceze në Colmar që është e angazhuar për të vendosur drejtësi për Ramush Haradinajn, pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij, i ka dërguar letër ministrisë së drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë, njofton Klan Kosova.

Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e  Haradinaj për të cilat Serbia e akuzon.

Këto sqarime kanë të bëjnë me vendimin që pritet të merret me gjashtë prill, për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt.

Haradinaj u arrestua me katër janar nga autoritet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Shteti i Serbisë e akuzon Haradinajn se ka kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kujtojmë se Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar dhe liruar nga drejtësia ndërkombëtar, për të njëjtat akuza. /Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz