BallinaLajmeGjuriq: Thaçi po bën thirrje për luftë

Gjuriq: Thaçi po bën thirrje për luftë

Të ngjajshme

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi direkt po kërcënon me armë dhe se me këtë po nxit luftë, urrejtje dhe konflikte.

Gjuriq tha se Thaçi nuk fsheh më se qëllimi kryesor i veprimit të tij politik është ‘krijimi i të ashtuquajturës Shqipëria e madhe’, transmeton Tanjug.”Veprimi i tij destruktiv është një kërcënim i drejtpërdrejtë për të gjithë rajonin, por edhe për Evropën,” tha Gjuriq.

“Serbia nuk dëshiron luftë, duam paqe, zhvillim ekonomik, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ekonomi të lirë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Koshare se Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit.

“Por edhe sot nga Kosharja, përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë: çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi si iu kemi përgjigjur më parë për largimin e çdo kërcënimi”, tha presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz