BallinaLajmeGjuriq në Drenicë, përcillet nga Policia e Kosovës

Gjuriq në Drenicë, përcillet nga Policia e Kosovës

Të ngjajshme

10 milionë e 887 mijë euro, KQZ e miraton shumën që u duhet për zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

KQZ e miraton shumën që u duhet për zgjedhje: 10 milionë e  887 mijë euro

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

Vendos KQZ-ja, 10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë sot Drenicën ku edhe do të ndalojë në Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt.

Indeksonline mëson se Ministria e Punëve të Jashtme ia ka lejuar atij qëndrimin për dy ditë në Kosovë, respektivisht nga 12 dhe 13 korriku.

Gjuriq i cili do ta vizitojë fshatin Bajë të Skenderaj, ku është e instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica, do të ketë edhe përcjelljen e forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për “Indeksonline” se policia do të  përkujdeset për sigurinë e delegacionit nga Serbia.

“Çdo delegacioni apo personalitet të cilit i lejohet hyrja në Republikën e Kosovës nga institucionet vendore Policia e Kosovës, varësisht prej nivelit të delegacionit apo personalitetit, bën përcjelljen e tyre konform vizitës dhe lejes së dhënë nga Ministria e kompetente e RKS-së”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz