back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeGjuriq: Dialogu ka sëmundje kronike

Gjuriq: Dialogu ka sëmundje kronike

Të ngjajshme

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

Nisja e ditës në mënyrë të shëndetshme është një...

DiCaprio zbulon pendesën më të madhe në karrierën e tij

Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të...

Vjehrri keqtrajton nusen në Ferizaj, shkak pronësia e një veture

Gjatë ditës së djeshme, një grua 32-vjeçare ka deklaruar...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se çështja e statusit të Kosovës mbetet një pikë e përhershme e mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se “dialogu që nga fillimi ka një sëmundje kronike, dhe kjo është fakt pasi që sipas tij “të dyja palët nuk e kanë të njëjtin interes”.

Ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” dhe portalin e Ballkanit të Evropës Perëndimore, e cila është realizuar para raundit të fundit të dialogut për Telekomunikacionin, ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur që të abuzojë me çdo marrëveshje politike dhe mediat për forcimin e Pavarësisë së Kosovës dhe se përpjekjet e tilla kanë një ndikim negativ në dinamikën e bisedimeve dhe implementimin e atyre për të cilat është rënë dakord, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq ka shtuar se politikanët në Prishtinë së fundi duke marrë pjesë në një fushatë, përmes së cilës po përpiqen të bindin komunitetin ndërkombëtar se dialogu në Bruksel është i pasuksesshëm dhe kjo është edhe arsye për t`i bërë presion Serbisë për njohjen e Pavarësinë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz