BallinaBotëGjunjëzohet Athinën, raportohet për të vdekur (Video)

Gjunjëzohet Athinën, raportohet për të vdekur (Video)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të paktën gjashtë persona të zhdukur në periferitë e Athinës, pas përmbytjeve të mëdha që vranë 16 persona. Disa rrugë janë rihapur në qytetet më të goditura, por shkollat dhe shërbimet e tjera publike mbeten të mbyllura.Shumë njerëz janë të pastrehë pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur.

Sipas autoriteteve lokale, stuhitë shkaktuan “dëme biblike” pasi rrugët u shndërruan në rrëke balte dhe mbeturinash. Makinat janë bllokuar në baltë dhe qindra shtëpi janë përmbytur.

Dhjetëra njerëzit janë zhdukur -tha Nikos Toskas, ministri i Rendit dhe Mbrojtjes së qytetarëve -Numri i të vdekurve mund të rritet. Moti i keq parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë. ”

Fotografitë nga Mandra janë tronditëse. Shumica e lagjeve të përmbytura me baltë të tmerrojnë. Shtëpitë e shkatërruara, makinat e shpërndara dhe banorët e zonës përpiqen shpëtojnë dhe ato pak gjëra që i kanë mbetura pas tragjedisë kombëtare.

Ndërsa rrugët u kthyen në lumenjtë balte, rrymat morën me vete makinat dhe i hodhën grumbull njëra mbi tjetrën.

Dymbëdhjetë njerëz të vdekur, katër gra dhe tetë burra u gjetën pranë Mandrës, një qytet i vogël në periferi të Athinës, që u godit rëndë nga përmbytjet. Trupat e dy burrave të tjerë u nxorën nga deti.

Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur zi kombëtare për “përmbytjet shkatërrimtare”.Moti i keq pritet të vazhdojë deri të enjten. /syri.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz