Sadiku nga SBASHK: S’po kërkojmë rritje pagash, po kërkojmë trajtim me dinjitet
01

Lexo edheYmer Ymeri nga SBASHK: Greva mund të zgjasë me muaj

Rexhep Sadiku, përfaqësues i SBASHK’ut, ka thënë se mësimdhënësit në vend s’po kërkojnë rritje pagash, por rritje të koeficientit në Ligjin për pagat.
“Ligji për pagat s’është hartuar për t’i kënaqur mësimdhënësit”, është shprehur Sadiku. “Por, për ta kënaqur kastën politike”, ka shtuar ai.
“Ne po kërkojmë dinjitet. Ta ruajmë etikën. Të ngjitemi jo ku janë të tjerët, por të ngjitemi mes 2-shit dhe 3-shit të koeficienteve”, ka deklaruar Sadiku.
Lexo edheYmer Ymeri nga SBASHK: Greva mund të zgjasë me muaj
“Jemi të anashkaluar. Kjo është revolta. Po e ndiejmë veten të fyer”, ka thënë ai. /Express/