HomeLajmeGjini: Aleanca e gatshme ta bëj kuorimin për zgjedhjen e presidentit nëse...

Gjini: Aleanca e gatshme ta bëj kuorimin për zgjedhjen e presidentit nëse plotësohen këto pesë kërkesa

Të ngjajshme

Një kontejner mbeturinash digjet në Prishtinë

Një kontejner me mbeturina ka marrë flakë, në Prishtinë. Incidenti...

Behrami: VV-ja nuk ëshë kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan...

Ramos te Milani do të bëhet transferi më i shtrejtë në Serie A

Milan pothuajse ka mbyllur marrëveshjen me PSG-në, për transferimin...

​Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka...

Gashi: LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje të brendshme për të rikthyer besimin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar...

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, përfshirë edhe sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse ka zotim për realizimin e disa prioriteteve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

Në një konferencë për media, Gjini tha se Aleanca nuk do ta pengojë procesin e konstituimit të institucioneve, transmeton lajmi.net.

“Nuk e pengojmë themelimin e institucioneve, nëse ka nevojë për kuorum do ta bëjmë kuorumin, vetëm duhet zotim për këto parime. Jemi të gatshëm me bo kuorum, por po lypim për qytetarin e Kosovës”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Gjini theksoi se partia e tij është e gatshme të ndihmojë “pa asnjë kusht”, duke sqaruar se pret vetëm angazhim të qartë për zbatimin e kërkesave të partisë.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë pa asnjë kërkesë, përpos zotimit të pastër që institucionet tona menjëherë do t’i realizojnë kërkesat tona”, tha ai.

Sipas Gjinit, ndër prioritetet që duhet të zbatohen menjëherë janë pranimi i projektit të gazit amerikan, nisja e projektit për termocentralin e ri me qymyr, rritja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla dhe të mesme nga 80 mijë në 100 mijë euro, si dhe lirimi nga tatimi në pronë i tokave të punuara.

Po ashtu, ai kërkoi buxhetim të plotë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, duke përmendur rrugët për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Podujevë, të cilat, sipas tij, aktualisht nuk janë të financuara.

Një tjetër kërkesë e Aleancësë është ndarja e 1 miliard eurove për Kryeqytetin, duke argumentuar se Prishtina ka nevojë për investime të mëdha infrastrukturore.

Gjini e paraqiti këtë paketë si një platformë prioritare, për të cilën kërkon zotim politik nga institucionet e reja të Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz