BallinaShqiptareGjinekologu shqiptar në Zvicër që bëri mrekulli!

Gjinekologu shqiptar në Zvicër që bëri mrekulli!

Të ngjajshme

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

LDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar dy kryetarë komunash...

Lumir Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Duket si një rrëfim në mënyrën dëshirore por është i vërtetë. Fariu dhe Elmedina sot janë një çift i ri me vullnet dhe elan për jetë. Kështu nuk kanë qenë deri vonë pasi që Elmedina ka pasur pesë aborte të detyruara. Sot çifti ka arsye për optimizëm. Në prehër kanë fëmijën e shëndetshëm, Selimin.

Dhe për këtë bekim në jetën e tyre, Elmedina dhe Fariu duan ta falënderojnë mjekun gjinekolog, Avdullah Krasniqin.

“Unë, Fari Xheladini dhe bashkëshortja ime Elmedina Xheladini jemi një çift i ri me banim në Fribourg të Zvicrës. Ndryshe, ne jemi me prejardhje nga Kumanova. Ne si çift i ri kishim plane dhe ëndrra të bukura për jetën dhe natyrisht dëshironim shumë që Zoti të na dhuronte një fëmijë”. Kështu e fillon rrëfimin e tij jetësor Fariu për Albinfo.ch.

“Fatkeqësisht, dëshira jonë nuk u realizua edhe pse nuk lamë gurë pa lëvizur, klinikë pa vizituar dhe mjek pa konsultuar. Zhgënjimi ynë deri në pikëllim të thellë erdhi me abortin e pestë të bashkëshortes sime. Nuk ndihmuan as klinikat në Maqedoni e as ato  zvicerane. Kur ne tashmë e kishim humbur çdo shpresë, një mik i ngushtë nga Kosova na informoi se është një mjek-gjinekolog shumë i përgatitur i cili për një kohë të shkurtër të qëndrimit me punë në Zvicër ka arritur të bëhet edhe kryemjek në Spitalin e Payernit të kantonit të Vaud-it. Edhe pse shpresat tona ishin të pakta, ne megjithatë u paraqitëm në vizitë te ai. Në fillim kishim dyshime. Ndoshta edhe si pasojë e ndikimeve të propagandës se është shqiptar pra nuk është zviceran.

Po kush është ky mjek?
Quhet Dr. Avdulla Krasniqi, kryemjek i shërbimit të Gjinekologjisë në Payerne. Ai, me dijen, përvojën, seriozitetin dhe aftësinë kulminante profesionale arriti të zbulojë shkakun e aborteve dhe mrekullia ndodhi. Sot jemi një çift i ri dhe i lumtur, dhe për më tepër, kemi edhe djalin tonë Selimin e vogël i cili me ardhjen në jetë na ka gëzuar shumë dhe na ka bërë të lumtur. Për këtë lumturi tonë meritat dhe mirënjohja i shkojnë mjekut shqiptar, Avdulla Krasniqit, shprehet më tutje Fariu.

“Me shpirt dhe zemër ne e urojmë mjekun shqiptar Avdullahun, njëkohësisht mburremi me të arriturat e tij shkencore dhe profesionale dhe njëkohësisht ndjehemi krenarë me te që na bëri të lumtur jo vetëm ne por edhe familjen e gjerë Xheladini. Për këtë vendosëm që të dalim publikisht dhe ta falënderojmë mjekun Avdulla Krasniqi”, shprehet Fariu për Albinfo.ch.
“Me këtë rast i dëshirojmë jetë të gjatë e të lumtur atij dhe familjes së tij si dhe të arritura edhe më të mëdha në rrafshin profesional”, urojnë Fari dhe Elmedina Xheladini.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz