BallinaDrenica +Drenica SportGjilani – Feronikeli, Kastrati parashikon fituesin

Gjilani – Feronikeli, Kastrati parashikon fituesin

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, nuk do të ketë mundësi t’i ndihmojë shokët e tij në ndeshjen e nesërme kundër Feronikelit, për shkak të kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua në javën e kaluar. Megjithatë, ai do të jetë aty për t’i motivuar, sepse tri pikë nga kjo përballje janë alternativa e vetme.

“Si nç çdo ndeshje tjetër, do të hyjmë për ta dhënë maksimumin dhe për t’i fituar tri pikë të reja. Natyrisht që diçka e tillë nuk do të jetë e  lehtë, sepse Feronikeli në bazë të grupit të futbollistëve që e ka duhej të ishte në luftë për titullin e kampionit. Pra, ne kemi shumë respekt për Feronikelin, por kjo është një arsye tjetër për t’u angazhuar maksimalisht dhe për të shënuar fitore”, ka thënë Kastrati për Insporti.com.

Gjilani në këtë javë hyn edhe me ndryshime në shtabin teknik, pas dorëheqjes së trajnerit Arbnor Morina. “Kështu e ka sporti dhe ndryshimet gjithmonë janë në trend. Trajneri (Morina) e ka vlerësuar situatën dhe ka vendosur ashtu për të mirën e klubit. Albani (Hyseni) e njeh mirë skuadrën, ka qenë me ne gjatë gjithë kohës dhe shpresojmë që ndryshimet të kenë ndikim pozitiv”, ka shtuar Kastrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz